
𝐓𝐑𝐀𝐉𝐍𝐈𝐌 𝟏-𝐃𝐈𝐓𝐎𝐑 – 𝐎𝐍𝐋𝐈𝐍𝐄 𝗣Ë𝗥𝗣𝗜𝗟𝗜𝗠𝗜 𝗜 𝗔𝗡𝗞𝗘𝗦𝗔𝗩𝗘 𝗡Ë 𝗘-𝗣𝗥𝗢𝗞𝗨𝗥𝗜𝗠 𝗡𝗚𝗔 𝗢𝗣𝗘𝗥𝗔𝗧𝗢𝗥Ë𝗧 𝗘𝗞𝗢𝗡𝗢𝗠𝗜𝗞
April 23, 2026Trajnim 1-ditor Online
🏗️ Trajtimi Tatimor i Kontratave të Ndërtimit
Top Consulting, në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Kosovës, organizon trajnim profesional online.
🗓️ Data: 16 maj 2026
⏰ Orari: 10:00 – 16:00
💻 Platforma: Google Meet
👨🏫 Ligjërues: Sami Salihu – Ekspert tatimor
💶 Çmimi: 80 €
🎯 Qëllimi i trajnimit
Sektori i ndërtimit karakterizohet nga projekte komplekse dhe kontrata afatgjata, të cilat shpesh shoqërohen me sfida në trajtimin dhe raportimin tatimor. Ky trajnim synon të ofrojë sqarime të qarta dhe udhëzime praktike lidhur me trajtimin tatimor të kontratave të ndërtimit, me fokus të veçantë në obligimet që lidhen me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) dhe Tatimin në të Ardhura (TAP/TAK).
Gjatë trajnimit do të trajtohen në mënyrë të detajuar:
• Mënyra e deklarimit dhe pagesës së obligimeve tatimore për kontratat dhe projektet afatgjata ndërtimore.
• Roli dhe përgjegjësitë tatimore të palëve të përfshira në projekt, përfshirë punëkryesin, investitorin dhe investitorin–punëkryes.
• Momentet kur lind detyrimi tatimor dhe mënyra e trajtimit të transaksioneve specifike në sektorin e ndërtimit.
• Shembuj praktikë dhe ushtrime konkrete që ndihmojnë në kuptimin dhe zbatimin korrekt të dispozitave tatimore.
Çfarë do të përfitoni nga trajnimi?
Pjesëmarrësit do të fitojnë njohuri praktike dhe aftësi për të menaxhuar dhe raportuar saktë obligimet tatimore që lidhen me kontratat e ndërtimit, duke përfshirë:
• Përcaktimin e të ardhurave për punëkryesit, investitorët dhe investitorët–punëkryes.
• Identifikimin dhe trajtimin e kostove të projektit.
• Trajtimin tatimor të transaksioneve të këmbimit në ndërtimtari.
• Përcaktimin e momentit të lindjes së detyrimit për TVSH për kontratat afatgjata.
• Zbatimin e të drejtës për zbritjen e TVSH-së.
• Mbajtjen e regjistrave për kontratat afatgjata të ndërtimit.
• Aplikimin korrekt të ngarkesës së kundërt të TVSH-së në sektorin e ndërtimit.
• Trajtimin tatimor të shërbimeve në fushën e ndërtimit.
• Procedurat e rregullimit në rastet kur ngarkesa e kundërt nuk është zbatuar.
𝗠𝗲̈𝗻𝘆𝗿𝗮𝘁 𝗲 𝗿𝗲𝗴𝗷𝗶𝘀𝘁𝗿𝗶𝗺𝗶𝘁:
• Përmes formularit online:
https://forms.gle/aFJotK1KyDopJLNu6
• Përmes telefonit:
+383 43 578 005
• Përmes email-it:
info@topconsulting-ks.com
Përfshihen: Certifikata e pjesëmarrjes & materiali i trajnimit.



