Për ne

Top Consulting

Top Consulting SH.P.K është një kompani konsulence dhe trajnimesh profesionale e themeluar në Prishtinë në vitin 2020 nga Liridon Alidemaj. Kompania është e specializuar në ofrimin e shërbimeve në fushën e burimeve njerëzore, rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit, konsulencës për biznese, si dhe në organizimin e trajnimeve profesionale.

Top Consulting bashkëpunon me biznese nga sektorë të ndryshëm, duke ofruar zgjidhje praktike dhe profesionale që kontribuojnë në zhvillimin organizativ dhe në rritjen e performancës së kompanive.

Themeluesi i kompanisë, Liridon Alidemaj, ka përvojë shumëvjeçare në fushën e menaxhimit dhe burimeve njerëzore, duke punuar në kompani të ndryshme dhe duke udhëhequr projekte të shumta në zhvillimin e stafit dhe të proceseve organizative.

Deri më tani, Top Consulting ka organizuar mbi 60 grupe trajnimesh me module të ndryshme profesionale në fushën e Burimeve Njerëzore, Menaxhimit të Biznesit, Lidershipit, si dhe në çështje ligjore që lidhen me marrëdhëniet e punës.

10+

Klient vendor & ndërkombëtar

Ofrojmë shërbime për klientë nga sektorë të ndryshëm si: Prodhimtari, Tregti, Industri ushqimore, Korporata të ndryshme, Kompani nga sektori i shërbimeve etj.

60+

Grupe trajnimesh

Ofrojmë trajnime profesionale si për individ ashtu edhe për biznese, duke u përshtatur gjithënjë kërkesave dhe nevojave të tyre.

Vizioni ynë
Të jemi një kompani lider në ofrimin e trajnimeve profesionale dhe konsulencës për biznese në Kosovë dhe rajon, duke zgjeruar vazhdimisht shërbimet tona dhe duke qenë të pranishëm edhe në arenën ndërkombëtare.

Misioni ynë
Të jemi partneri i besueshëm dhe kontakti i parë për bizneset, duke ofruar shërbime profesionale me standarde të larta dhe duke kontribuar në zhvillimin e organizatave dhe të kapitalit njerëzor.


Liridon Alidemaj
Themelues & CEO – Top Consulting

Liridon Alidemaj është themelues dhe Drejtor Ekzekutiv (CEO) i Top Consulting, me mbi 17 vite përvojë në sektorin privat dhe ekspertizë të thellë në menaxhim dhe burime njerëzore.
Ai ka përfunduar studimet master në Fakultetin Ekonomik, në drejtimin Menaxhment dhe Informatikë. Karrierën e tij e ka filluar në vitin 2008, duke qenë pjesë e kompanive të suksesshme në Kosovë me deri në 400 të punësuar. Gjatë rrugëtimit të tij profesional, ka mbajtur pozita të rëndësishme duke filluar nga financat, më pas në burimet njerëzore si rekruter, menaxher i HR dhe deri në pozitën e Drejtorit të Burimeve Njerëzore. Kjo përvojë e ka ndihmuar të ndërtojë një qasje të plotë dhe strategjike ndaj zhvillimit të organizatave dhe menaxhimit të stafit.

Si CEO i Top Consulting, ai udhëheq projekte në:
• Rekrutim dhe seleksionim të stafit
• Zhvillim organizativ dhe menaxhim performance
• Trajnime profesionale dhe zhvillim lidershipi.
Liridoni është autor i 6 punimeve shkencore të publikuara në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, si dhe vepron si konsulent i jashtëm për biznese vendore dhe ndërkombëtare.
Aktualisht, ai është i angazhuar edhe në rekrutimin për tregun evropian, duke ndihmuar kompanitë të identifikojnë talentet më të përshtatshme dhe profesionistët të zhvillojnë karrierën e tyre në nivel ndërkombëtar.

 Ai zotëron gjuhën shqipe (gjuhë amtare), si dhe gjuhën angleze dhe gjermane, duke mundësuar komunikim efektiv në kontekste ndërkombëtare.
Përveç angazhimit profesional, ai ligjëron në fusha si:
• Burime Njerëzore
• Lidership
• Menaxhim Biznesi
Me një qasje praktike dhe të orientuar drejt rezultateve, Liridon Alidemaj synon të krijojë vlerë të qëndrueshme për individët dhe organizatat.