
Si të motivoni njerëzit me probleme?
March 23, 2026
TRAJNIM 2 DITOR ONLINE: 𝐊𝐎𝐍𝐓𝐑𝐀𝐓𝐀𝐓 𝐊𝐎𝐌𝐄𝐑𝐂𝐈𝐀𝐋𝐄 𝐍Ë 𝐁𝐈𝐙𝐍𝐄𝐒
April 8, 2026Top Consulting, në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Kosovës, organizon trajnim profesional online me temë:
“Trajtimi tatimor i shpenzimeve afariste”
(Klasifikimi, kufizimet dhe zbatimi në praktikë)
🗓 Data: 16.05.2026
⏰ Orari: 10:00 – 16:00
💻 Platforma: Google Meet
💰 Çmimi: 80€
👨🏫 Ligjërues: Sami Salihu – ekspert tatimor
Qëllimi i trajnimit
Ky trajnim synon të ofrojë një qasje të qartë dhe praktike mbi trajtimin tatimor të shpenzimeve afariste, duke ndihmuar pjesëmarrësit të kuptojnë dhe zbatojnë saktë kërkesat e legjislacionit tatimor në fuqi. Përmes këtij trajnimi do të trajtohen:
- Parimet dhe kriteret kryesore për klasifikimin e shpenzimeve të biznesit për qëllime tatimore.
- Identifikimi i shpenzimeve të zbritshme, shpenzimeve me kufizim dhe shpenzimeve të palejueshme sipas legjislacionit dhe praktikës tatimore.
- Udhëzime praktike dhe raste studimore për planifikimin dhe raportimin korrekt të shpenzimeve.
- Praktikat më të mira për analizimin dhe dokumentimin e shpenzimeve, me qëllim shmangien e gabimeve gjatë kontrolleve tatimore.
Çfarë do të përfitoni nga trajnimi?
Pjesëmarrësit do të fitojnë njohuri dhe aftësi praktike që do t’i ndihmojnë në menaxhimin dhe raportimin korrekt të shpenzimeve afariste, duke përfshirë:
- Kuptimin e qartë të kategorive të ndryshme të shpenzimeve dhe trajtimin e tyre tatimor.
- Aftësinë për të klasifikuar saktë shpenzimet e zbritshme, shpenzimet me kufizim dhe shpenzimet e palejueshme.
- Identifikimin e indikatorëve të rrezikut që lidhen me shpenzimet problematike.
- Përgatitjen e dokumentacionit të duhur dhe aplikimin e praktikave më të mira për raportimin tatimor.
- Shmangien e gabimeve më të shpeshta në trajtimin e shpenzimeve gjatë kontrolleve tatimore.
📝 Mënyrat e regjistrimit
Regjistrohuni duke plotësuar formularin në linkun: 👉 https://forms.gle/u2774EJpd6sGDbcbA
📞 +383 43 578 005
📧 Email: info@topconsulting-ks.com
📩 Regjistrohu tani dhe përfito njohuri praktike që mund t’i aplikosh menjëherë në punën tënde!



